Lajçak takohet me Escobarin, diskutojnë për dialogun Kosovë – Serbi

10:34 | 23 Gusht 2023
lajcak-takohet-me-escobarin,-diskutojne-per-dialogun-kosove-–-serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të martën e ka pritur në Bruksel të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “X” ka bërë të ditur se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë-Serbi.

Përveç kësaj, ata kanë diskutuar edhe për çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne patëm një diskutim të thellë mbi dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social X.

Komento: