Dialogu Kosovë-Serbi, temë e takimit Lajçak-Geoana.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana.
Lajçak ka bërë të ditur se temë e takimit ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
“E mirëprita mundësinë për t’u takuar me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, dhe ambasadorët sot, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak