Lajçak takohet me Plenkoviqin, diskutojnë për gjendjen në Ballkan dhe dialogun

15:53 | 08 Korrik 2023

Lajçak takohet me Plenkoviqin, diskutojnë për gjendjen në Ballkan dhe dialogun.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot gjatë ditës ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të dobishme me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Lajçak mes tjerash potencoi se pikë e bisedës së tyre ishte dhe gjendja në Ballkanin Perëndimor dhe dialogu.

Ai e falënderoi Plenkoviqin për mbështetjen që po jep Kroacia për të gjetur zgjidhje në dialog.

“Pata një takim të dobishëm me Andre Plenkoviqin sot në Dubrovnik. Ne folëm për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Mirënjohës për mbështetjen e Kroacisë në përpjekjet tona për të gjetur një rrugë përpara dhe për t’u kthyer në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”, shkroi Lajçak.

Komento: