Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka takuar sot në Vjenë kreun e diplomacisë maqedonase, Bujar Osmanin, me të cilin thotë se ka pasur diskutim për përspektivën e BE-së dhe përpjekejt e Zyrës së OSBE-së në Maqedoninë e Veriut për të de-eskaluar situatën në veri të Kosovës.
Lajcak ka treaguar se kanë diskutuar edhe për presidencën e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në gjatë 2023-ës dhe sfidat që organizata përballet dhe për të ardhmen e OSBE-së.
Mirë për të diskutuar përpjekjet përkatëse të BE-së dhe OSBE-së për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës me Bujar Osmani në Vjenë sot”, ka shkruar Lajcak.