Lajçak është takuar sot me këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot në Berlin Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, të caktuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçak ka thënë se me Plotner, ka diskutuar për vizitën e përbashkët që e zhvilluan në Ballkanin Perëndimor.
“Një takim shumë i mirë me Jens Plotner në Berlin, këshilltarin kryesor për diplomaci të kancelarit Scholz. Diskutuam për vizitën e fundit në Ballkanin Perëndimor, po ashtu edhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e radhës për procesin e normalizimit”, ka njoftuar Lajçak.
Ai është shprehur falënderues, siç ka shkruar, për mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për punën e tij.
Jens Plotner, i caktuar nga Scholz dhe Emmanuel Bonne, i caktuar nga presidentit francez Emmanuel Macron, janë dy këshilltarët e rinj që janë ngarkuar me detyra që të merren me dialogun Kosovë-Serbi, krah Lajçakut