Lajçak takon sot Vuçiqin, bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi

09:34 | 22 Qershor 2020

Lajçak takon sot Vuçiqin në Beograd.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak dhe Vuçiq do të flasin për procesin e dialogut dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Takimi mes tyre do të mbahet në orën 18:00 dhe më pastaj do të ketë adresim të përbashkët për media.

Komento: