Lajçak tregon qëllimin e vizitës: Përgatitja e takimit Kurti-Vuçiq

11:28 | 01 Qershor 2021

Lajçak: Qëllimi kryesor i vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit Kurti-Vuçiq.

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka theksuar që arsyeja kryesore e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel, prandaj unë jam këtu”, tha Lajçak në një konferencë për media.

Tutje Lajçak ka thënë që programi fokusohet edhe në katër takime kyçe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryenegociatorin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën me të cilët i kemi pasë takimet e para.

“Këto takime, kanë qenë të dobishme dhe na kanë ndihmuar neve që të përgatitemi tutje për takimin. Duam të sigurohemi që ky takim që do të mbahet të jetë i suksesshëm. Ky vit, ka potencial të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe është një rritje e interesimit në rajon. Në udhëheqjen e BE-së dhe të vendeve anëtare ka pasë diskutim me 27 ministrave të jashtëm dhe do të ketë edhe një diskutim tjetër me 22 qershor”.

Lajçak tha që e gjithë kjo platformë do të përdoret për të çuar agjendën evropiane për rajon, përfshirë edhe Kosovën përpara dhe shpresojnë që dialogu do të jetë një prej “shembujve të mirë të zhvillimeve në rajon”.

Komento: