Lajçakut edhe zyrtarisht i zgjatet mandati si emisar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi

14:53 | 26 Korrik 2024
lajcakut-edhe-zyrtarisht-i-zgjatet-mandati-si-emisar-i-be-se-ne-dialogun-kosove-serbi

Këshilli i BE-së ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo u bë e ditur zyrtarisht sot nga Këshilli i BE-së.

“Miroslav Lajçakut, Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështje tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, i është vazhduar mandati deri më 31 janar, 2025”, thuhet në vendim.

Emërimi i tij fillestar u bë më 2 prill të vitit 2020.

Më parë, Lajçaku ishte nominuar nga shefi i tij, Josep Borrell, për Ambasador të BE-së në Zvicër. /Klankosova.tv

Komento: