Lajçi po gëzohet që po vjen Viti i Ri: Disa miq do të mi dërgojnë paratë për librat që i kanë marrë

23:20 | 07 December 2020

Çun Lajçi ka thënë se po gëzohet që po vjen Viti i Ri, disa miq do të mi dërgojnë paratë për librat që i kanë marrë.

Përveç festave të fundivitit, aktori Çun Lajçi ka edhe një arsye tjetër pse po i gëzohet përfundimit të këtij viti.

Ai ka shëtitur vendin duke shitur librat e tij, për të cilët jo gjithmonë ka marrë paratë.

Viti i Ri mund të sjellë bashkëtëdhetarët të cilët mund të blejnë libra të tjerë dhe do të sjellë afatin kur ata që tashmë i morën librat premtuan se do të bëjnë pagesën.

Gjithë këtë Lajçi e tregoi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.

Po afrohet viti i ri dhe unë po gëzohem.

E pse?

Se ma n’fund do t’mi dërgojnë disa miq paret për librat që i kanë marrë gjatë verës!

Po, po gëzohem që po afrohet viti i ri.

E pse?

Se po shpresoj mos po e kërkon edhe ndonji vlla që jeton n’Evropë librin tim!

Hajt t’shpresoj, se shpresën e kam pa pare!

U gëzofshim t’gjithë.

Ai në vazhdimësi ka treguar vështirësitë e jetësës së artistëve në Kosovë.

Komento: