Lajm “bombastik”: Van Dijk pritet të transferohet në Serie A me kosto zero

12:07 | 13 Shtator 2024

Qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk është futur në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, e cila i skadon në verën e vitit 2025.

Van Dijk i cili konsiderohet njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, mund të largohet verën e ardhshme nga Anfield Road si lojtarë i lirë, pas 8 viteve me fanellën e Reds.

Holandezi është i hapur për një eksperiencë të re dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë dy gjigantët italian.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Juventus do të duelojnë verën e ardhshme për shërbimet e holandezit.

Komento: