Lajm “bombë”, Dzeko i thotë “PO” gjigantit italian

16:01 | 20 Prill 2019

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka thënë po për transferimin e verës në Inter,raporton Calcio Mercato.

Nerazzurrët janë të gatshëm t’i ofrojnë yllit boshnjak një kontratë prej 4.5 milion euro në vit dhe ai do të dëshironte të qëndronte në Serie A ndërsa po i afrohej 33 viteve, përcjell ORAinfo.

Dzeko ka kontribuar me tetë gola dhe tre asistime në 27 ndeshjet e ligës për Romën këtë sezon./ORAinfo/

Komento: