Lajm “bombë”, Gerard trajner në Premier League

21:43 | 10 Nëntor 2021

Aston Villa, duket se do t’i afrohet Rangers në 48 orët e ardhshme për leje për të folur me Steven Gerrard, pasi ish-lojtari i Liverpool-it u identifikua si zgjedhja e tyre numër 1 për të pasuar Dean Smith si menaxher.

Gerrard, i cili është nën kontratë deri në vitin 2024 në Ibrox, raportohet se është i interesuar për një rikthim të mundshëm në Angli nëse Rangers jep leje për bisedime ,përcjell ORAinfo.

Një paketë kompensimi prej rreth 2 milion £ nuk ka gjasa të jetë një pengesë për pronarët e Villa, Nassef Sawiris dhe Wes Edens.

41-vjeçari është folur prej kohësh si pasardhësi i Jürgen Klopp në Anfield dhe, disi rastësisht, kontratat e tyre aktuale përfundojnë në të njëjtin vit. Sidoqoftë, ambiciet e Villa mund të jenë një tërheqje për Gerrard-in, pasi klubi i Midlands kërkon të ndërtojë përfundimin e sezonit të kaluar në vendin e 11-të./ORAinfo/

Komento: