Lajm “bombë”, Guardiola zbulon goditjen e madhe të kësaj vere

22:35 | 21 June 2019

Guardiola, javen që vjen do ta prezantojë përforcimin e ri në skuadrën e tij.

Manchester City javën e ardhshme do të zyrtarizojë një goditje të madhe në merkaton e kësaj vere.

Bëhet fjalë për mesfushorin Rodri, i cili ka shkëlqyer në sezonin e fundit me Atletico Madridin. “Qytetarët” ishin në kërkim të një zëvendësuesi për Fernandinhon, teksa lojtari spanjoll ishte zgjedhja e parën për trajnerin Pep Guardiola.


Në garë për të ishte edhe Bayerni i Mynihut, por skuadra gjermane ka hequr dorë, pasi ka parë dëshirën e tij për t’u bashkuar me kampionët e Anglisë. Atletico ndërkohë ka gjetur pasuesin e tij, teksa të enjten zyrtarizoi afrimin e Marco Llorente për shifrën e 40 milionë eurove.

Rodri është një nga goditjet e mëdha të City-it gjatë këtij sezoni, teksa synimi i radhës është Maguire.

Komento: