Lajm “bombë” i ditës, ja ku po transferohet Dybala

16:38 | 06 Gusht 2019

Paulo Dybala, raportohet se do të kërkojë të bashkohet me Paris Saint-Germain e jo te Manchester United nëse ai largohet nga Juventus.

Dybala dukej se ishte drejtuar për në United si pjesë e një marrëveshje këmbimi që përfshin Romelu Lukaku, por ai nuk mund të pajtohej me kushtet personale me Djajtë e Kuq, përcjell ORAinfo.

Gazzetta dello Sport shpjegon se sulmuesi do të dëshironte të qëndronte te Juve, por preferon kryeqytetin francez.

Gazeta shton se agjenti i tij Jorge Antun tashmë ka zhvilluar bisedime ‘pozitive’ me drejtorin sportiv të PSG, Leonardo./ORAinfo/

Komento: