
Paris Saint-Germain do të veprojë shpejt për të nënshkruar Paulo Dybala.
Klubi francez do të fillojë bisedime me Juventusin rreth një marrëveshje prej 80 milion eurosh për yllin argjentinas,përcjell ORAinfo.

Drejtori sportiv i PSG Leonardo do të donte të përfundonte marrëveshjen deri të Mërkurën dhe do të bisedojë me agjentin e lojtarit Jorge Antun për të punuar një marrëveshje.
Kampionët e Serisë A janë të gatshëm të ndahen me lojtarin, i cili ka qenë i lidhur me një transferim te Manchester United dhe Tottenham ./ORAinfo/