Lajm “bombë” i mëngjesit, ja ku po transferohet Eriksen

09:18 | 07 Gusht 2019

Manchester United, ka hapur bisedime me Christian Eriksen për një transferim veror nga Tottenham, thotë The Independent.

Tottenham janë të hapur për të shitur danezin pasi ai i ka mbetur vetëm një vit kontratës së tij dhe ata duan të investojnë në nënshkrime të reja, përcjell ORAinfo.

Spurs do të mbajë deri 50 milion £ për Eriksen dhe United janë në pozitë favorite, megjithëse ai gjithashtu ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid.

United janë të sigurt për arritjen e një marrëveshje para se dritarja e transferimit të mbyllet të enjten./ORAinfo/

Komento: