Manchester United, thuhet se ka treguar interes në nënshkrimin e yllit të Napolit, Elseid Hysaj.
United janë në treg për të kërkuar një mbrojtës të ri dhe Gianluca Di Marzio pretendon se po shohin mundësinë e sjelljes të Hysaj,përcjell ORAinfo.
Shqiptari ishte një nga emrat e parë në skuadrën e Napolit nën urdhrat e Maurizio Sarri, por ai është i gatshëm të kërkoi një aventurë të re.
Di Marzio shton se një transferim i tillë mund të shohë Partenopei të kthehet në Tottenham Hotspur për Kieran Trippier./ORAinfo/