Lajm “bombë” i mëngjesit, Mourinho trajner te kjo skuadër

09:00 | 31 Korrik 2019

Jose Mourinho është një kandidat për të marrë përsipër punën menaxheriale në Valencia, raporton Libertad.

Mourinho ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Man Utd në dhjetor, por kërkimi i tij për një rol të ri menaxherial mund të jepte fryt së shpejti,përcjell ORAinfo.

Bosi aktual i Valencias, Marcelino është në mosmarrëveshje me hierarkinë e klubit, dhe Mourinho mund të jetë një kandidat për ta zëvendësuar atë për shkak të marrëdhënieve të agjentit të tij Jorge Mendes me pronarin e klubit Peter Lim./ORAinfo/

Komento: