Lajm ‘bombë’, ja ku po transferohet Bale

16:26 | 27 Korrik 2019

Bale do të largohet nga Real Madrid.

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Gareth Bale më në fund është dorëzuar dhe ka vendosur të largohet përfundimisht nga Reali i Madridit. Sipas asaj që raporton Marca, Bale do ta vazhdojë karrierën në Kinë te Jiangsu Suning skuadra që zotërohet nga pronari i Interit, Zhang Jindong.

Jiangsu që pasditen e të premtes firmosi zyrtarisht me Joao Mirandën ka mposhtur konkurencën e Tottenham Hotspur por edhe të Shanghai Shenhua për Bale, me pagën që i ka ofruar lojtarit. Bale do të firmosë për 3 vite me Jiangsu Suning dhe do të përfitojë plot 22 milionë euro në sezon.

Nuk dihet ende shifra që do të përfitojë Reali i Madridit nga ky transferim por ajo që ka rëndësi është se Bale po bën valixhet gati me destinacion të ri, Kinën e largët.

Komento: