Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Belotti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Belotti

18:26 | 25 Janar 2019

West Ham United është në kërkim të një sulmuesi dhe kërkimi i tyre është pozicionuar në Itali dhe në Serie A.

Ekipi anglez thuhet se bënë një ofertë për Krzysztof Piatek të Genoas, para se Polaku të përfundojë një transferim prej 35 milion euro në AC Milan të mërkurën në mbrëmje përcjell ORAinfo.

Bosi i West Ham, Manuel Pellegrini thuhet se ishte një tifoz i madh i sulmuesit por humbi betejën me Leonardo dhe Maldinin.

Dy opsione mbeten për West Ham në Serie A; atë të Andrea Belotti dhe Edin Dzeko, të Romës.Belotti ishte i kërkuar që një kohë të gjatë nga Milani./ORAinfo/

Komento: