
Roma thuhet se është bërë favoriti i ri për të nënshkruar me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala, kontrata e të cilit në Allianz Stadium skadon këtë verë.
Në fillim të kësaj jave, 28-vjeçari konfirmoi se do të largohet nga Zonja e Vjetër pas skadimit të kontratës së tij, duke i dhënë fund periudhës së tij shtatëvjeçare në klub, përcjell ORAinfo.

Mançester Junajtid dhe Arsenali besohet se kanë shprehur interesim për Dybalan, me rivalët e Serisë A, Inter Milan, gjithashtu të prirur për të nënshkruar me argjentinasin, me një marrëveshje të raportuar katërvjeçare me Nerazzurrët.
Megjithatë, La Repubblica raporton se Roma e Jose Mourinhos ka kaluar palët e tjera në garë për të kapur nënshkrimin e Dybala, i cili besohet të ketë thënë se nuk do të zgjidhte kurrë të bashkohej me rivalët e Interit./ORAinfo/