Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Dybala

13:38 | 22 Korrik 2019

E ardhmja e Paolo Dybala është ende e vendosur, pasi Maurizio Sarri nuk ka qenë në gjendje të testojë argjentinasin për shkak të pushimeve që iu dha sulmuesit pas turneut të Copa America. Megjithatë, në ditët në vijim, ai do të kthehet në Torino.

Dybala e kishte bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Juventus dhe të mbrojë fanellën me numrin 10.
Pas një sezoni të keq ,ai është në kërkim për të shpengoj veten këtë sezon.

Bardhezinjtë e konsiderojnë atë jashtë tregut, por në futboll, çdo gjë mund të ndodhë, pasi ofertat veç se kanë mbërritur, përcjell ORAinfo.

Sipas Tuttosport, Juventusi tashmë ka qenë në bisedime me dy klube për të ardhmen e Dybala: Paris Saint-Germain dhe Man Utd.
Ekipi francez po përgatitet për jetë pa Neymar dhe beson se Dybala do të ishte një zëvendësim i mirë.

Devilët e Kuq mund të humbasin Lukaku dhe Pogba këtë verë, dhe kështu ata gjithashtu do të duhet të forcojnë skuadrën, duke dashur të ndërtojnë një sulm më teknik. /ORAinfo/

Komento: