Elseid Hysaj, me sa duket do ta vesh fanellën e Romës.
Kështu ka pohuar edhe menaxheri i shkodranit i cili tashmë është në kërkim të një aventure të re.
Pasi dështoi tek kalimi në La Liga tek Atletico Madrid, Hysaj ka dy mundësi transferimi deri tani, Tottenham dhe Roma.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, pista më konkrete mbetet Roma. Trajneri i ri i Romës ka vendosur që Florencin ta kalojë përpara çka bën që krahu i djathtë i mbrojtjes të jetë bosh.
Në këtë pikë, Hysaj është kthyer në një emër fiks, një lojtar i cili di të mbrojë me fanatizëm, por që nuk është nga më të mirët për të dalë me topin përpara, por atë rol do ta mbulojë Florenzi.
Pengesë për një transferim të tillë mbetet kërkesa e Napolit, 20 milionë euro, një shumë e madhe për Romën.
Drejtori Sportiv i verdhekuqve Petrachi po punon mbi këtë temë për të gjetur formulën e duhur për transferimin e mbrojtësit kuqezi në kryeqytetin italian