Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Januzaj

20:01 | 04 Qershor 2019

Januzaj, mund të bëhet pjesë e një skuadrës së madhe.

Adnan Januzaj këtë merkato verore mund të jetë lojtari i ardhshëm i Milanit, PSG-së, ose Sevillas, raporton prestigjozja AS.

Januzaj për momentin është pjesë e skuadrës së Real Sociedad, mirëpo gjatë sezonit ka pësuar një dëmtim që e ka bërë të mbetet jashtë fushës së blertë për shumë kohë.

Januzaj kohë më parë refuzoi të luante për kombëtaren shqiptare, duke zgjedhur kështu Belgjikën, për të luajtur në kompeticione të mëdha si në Kupën e Botës, apo edhe Europian. Duket, se përsëri do të jetë një verë “e nxehtë” për të. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme të merkatos verore.

Komento: