Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Muriqi

14:29 | 17 Dhjetor 2019

Vedat Muriqi, është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme.

Tottenhami i Jose Mourinho është duke u përgatitur për t’ia bërë një ofertë zyrtare sulmuesit kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqi, sipas mediave turke.

Vedat Muriqi, i cili është përfolur për një transferim në Tottenhami gjatë këtij sezoni, i ka shënuar dhjetë gola në 15 paraqitjet e tij në të gjitha garat për Fenerbahcen.

Ai shënoi edhe në ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë, në kualifikimet për EURO 2020.

Javën e kaluar, mediat britanike raportuan se trajneri i ri Jose Mourinho është në kërkim të një opsioni të dytë për pozitën e qendërsulmuesit, ku luan Harry Kane. Skuadra e Tottenhamit e ka pasur këtë mungesë që kur Fernando Llorente u transferua në Napoli gjatë verës.

I njëjti medium turk raporton se Tottenhami është tanimë duke e përgatitur një ofertë zyrtare për 25-vjeçarin, që pritej ta bëjë gjatë ditëve të ardhshme. Mediat e mëdha britanike ende s’kanë raportuar për një gjë të tillë, kështu që nuk ndihet se sa të vërteta ka në këtë spekulim.

Shqetësimi kryesor është se sulmuesi e Kosovës mund të mos jetë i gatshëm të jetë vetëm si opsion i dytë pas Kane, pasi që ai thuhet se dëshiron të luajë më shumë minuta lojë kudo që shkon.

Komento: