Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Savic

13:30 | 08 Korrik 2019

Manchester United, ka ringjallur interesimin e tyre për Sergej Milinkoviç-Savic dhe do të takohet me agjentin e mesfushorit të Lazios për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë javë.

Djajt e kuq u lidhën fort me një lëvizje për 24-vjeçarin e verës së kaluar,por çmimi pre 100 milionësh ishte shumë i lartë, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, skuadra italiane ka ulur kërkesat e tyre këtë verë dhe tani do të konsiderojnë ofertat e rreth 80 milion euro për mesfushorin.

Gazzetta dello Sport pretendon se këto janë ‘orë vendimtare’ për çdo marrëveshje të mundëshme që do të zhvillohet pasi agjenti i Milinkovic-Saviç – ish sulmuesi i Chelseat Mateja Kezman – udhëton në Londër për bisedime me United./ORAinfo/

Komento: