Lajm “bombë”, ja ku po transferohet Silva

15:07 | 08 Maj 2019

Leicester City dhe Wolverhampton Wanderers po konkurrojnë për të sjellë Andre Silva në Premier Ligë këtë verë.

23-vjeçari ishte parë dikur si një nga sulmuesit më të mirë premtues kudo në futbollin europian, por që kur la FC Porto për AC Milan, ai nuk ka pasur një formë të mirë, përcjell ORAinfo.

Pasi shënoi vetëm dy herë në sezonin e tij të debutimit në Serie A, Silva ishte huazuar në Sevilla. Ai nuk ka shënuar një gol në La Liga që nga e viti që lamë pas dhe raportohet se Sevilla nuk do të marrë opsionin e tij për ta nënshkruar atë përgjithmonë për 33 milionë funte.

Kjo, megjithatë, hapi derën për Leicester dhe Wolves./ORAinfo/

Komento: