Lajm “bombë”, Juventusi arrin marrëveshje me yllin 100 milionësh

16:27 | 22 Maj 2019

Juventusi, ka rënë dakord me kushtet personale me yllin e Lazos, Sergej Milinkovic-Savic, raporton Gianluca Di Marzio.

24-vjeçari nuk ka pasur të njëjtat lartësi në 2018-19 siç bëri në sezonin e kaluar, pasi kishte shënuar vetëm pesë gola në ligë në vit, përcjell ORAinfo.

Por Serbi ka gjetur ekipin e ri, e Juventus duhet të arrijë një marrëveshje me Lazion me një tarifë për një lojtar i cili është vlerësuar në më shumë se 100 milionë euro në të kaluarën./ORAinfo/

Komento: