Lajm “bombë”, ky është trajneri i ri i Juventusit

14:01 | 13 Maj 2019

E ardhmja e Massimiliano Allegrit në Juventus do të vendoset këtë javë.

Fjalët e Nedved, para ndeshjes kundër Romës, hedhin re për të ardhmen e trajnerit të Juventusit.

Siç shkruan Tuttosport, emrat e Didier Deschamps dhe Maurizio Sarri i pëlqejnë klubit të Torinos, përcjell ORAinfo.

Sarri ende përballet me një të ardhme të pasigurt në Londër, pavarësisht përfundimit në vendin e 3, duke arritur finalen e Kupës së Ligës dhe një finale të Europa League në vitin e tij të parë.

Kështu që Didier Deschamps mbetet opsioni favorit që ta marrë postin e trajnerit te Zonja e Vjetër.

Për më tepër, Pep Guardiola mbetet një ëndërr e largët pasi ish trajneri i Barça dhe Bayern duket se do të vazhdojë punën e tij në Man City në sezonin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: