Lajm “bombë”, ky është trajneri i ri i Milanit

19:06 | 20 Prill 2019

Antonio Conte mbetet një nga kandidatët për të zëvendësuar Rino Gattuso në Milan.

Ish-menaxheri i Chelseas është duke u lidhur me një kthim në Serie A ku Roma dhe Interi gjithashtu janë të interesuar në sigurimin e shërbimeve të tij, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Juventusi është gjithashtu i lidhur me punësimin e tij, nëse Max Allegri vendos të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Sipas Sky Sport, Conte është një nga kandidatët e Leonardos për stolin e Milanit, pasi puna e Rino Gattuso nuk mund të jetë e sigurt edhe në rast të kualifikimit të Ligës së Kampionëve./ORAinfo/

Komento: