Lajm “bombë”, Liverpool po e transferon yllin 80 milionësh të Barcelonës

20:01 | 12 Dhjetor 2021

Duke luajtur për Barcelona FC që nga viti 2019/20, mesfushori qendror holandez 24-vjeçar, Frenkie De Jong, sipas Sport Witness, po bëhet gjithnjë e më shumë një objektiv kryesor për drejtuesit e Liverpool.

I blerë nga Ajax, dy vjet e gjysmë më parë, me një tarifë transferimi prej 86 milionë eurosh, De Jong në atë kohë vlen pak më pak se kjo shumë ,përcjell ORAinfo.

I disponueshëm edhe si qendërmbrojtës, lojtari aktualisht është në një marrëveshje me gjigantët spanjollë deri në qershor 2026.

Ndërsa Reds mund të organizojnë një shkëmbim që përfshin Thiago Alcantara, De Jong së fundmi është pyetur edhe nga Bayern Munich dhe Manchester City gjithashtu./ORAinfo/

Komento: