
Një ditë e “ngjeshur” në Casa Milan.
Sipas informacioneve ekskluzive nga Calciomercato.com, Gerry Piccolillo dhe Daniele Piraino, avokat dhe agjent i futbollistit, Amadou Diawara arritën për një takim me Paolo Maldini në selinë qendrore të rossonerëve, përcjell ORAinfo.

Mesfushori i Napolit mund të bëhet një emër i ri në mesfushën e Milanit pas ardhjes së Kuricit (i cili iu nënshtrua kontrolleve mjekësore këtë mëngjes) dhe përshpejtimin për Sensi.
Gjatë rrjedhës së tregut të transferimeve të janarit, Leonardo e kishte syrin tek ish-ylli i Bolonjës dhe emri i tij mund të kthehej në qendër të vëmendjes edhe tani falë gatishmërisë së lojtarit për të lënë Napoli./ORAinfo/