José Mourinho, u pa në Milano mbrëmë, raporton Tuttosport.
Menaxheri portugez kishte darkë së bashku me agjentin e tij Jorge Mendes në një nga hotelet më të njohura dhe më të famshme të qytetit. Sipas gazetës italiane, megjithatë, Mourinho së shpejti do të i takojë përfaqësuesit të Interit përcjell ORAinfo.
The Special one thuhet se është i interesuar të kthehet në ekipin e tij të mëparshëm në fund të sezonit.
E ardhmja e Luciano Spalletti, në fakt, është në dyshim dhe në fund të sezonit Marotta mund të vendosë të ndahet me trajnerin italian për të marrë Special One.
Sot, shefi aktual i Interit pranoi se ‘e ardhmja e të gjithëve është në dyshim’./ORAinfo/