Lajm “bombë” nga Anglia,United e ka gjetur pasusin e Mourinhos

08:07 | 19 Dhjetor 2018

Manchester United ka bërë tashmë lëvizjet e para për të siguruar shërbimet e trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, pohon Daily Mail përcjell ORAinfo.

Pochettino ka qenë prej kohësh një objektiv i klubit, por ndjekja e trajnerit nga Argjentina u bë më serioze të martën pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

United do të duhet të paguajë shuma të mëdha për ta zhvendosur trajnerin e Tottenhamit sezonin e ardhshëm, por Pochettino pritet të kushtojë deri në 40 milionë dollarë./ORAinfo/

Komento: