Lajm “bombë”, Tare e do sulmuesin e Kosovës në Lazio

19:59 | 15 Qershor 2019

Igli Tare, e do një sulmues shqiptar kosovar te Lazio.

Vedat Muriqi ka zhvilluar një sezon fantastik në Turqi me Rizesporin dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha.

Sipas asaj që është raportuar sot nga “ LaLazioSiamoNoi”, Lazio e shikon shqiptarin e Kosovës si zëvendësuesin ideal të Ciro Immobile.

25-vjeçari, i cili në të kaluarën është aktivizuar me Besën e Kavajës dhe Teutën, ka shënuar 17 gola me klubin turk të Rizesportit dhe ka asistuar 8 herë në sezonin që sapo përfundoj.

Igli Tare, i cili njëkohësisht është dhe drejtori sportiv i Lazios e njeh mjaft mirë lojtarin në fjalë dhe po mendon ta afrojë në skuadrën e tij. Shqiptari i Kosovës vlerësohet 5 milionë euro nga ekipi turk, shumë kjo e cila nuk përbën problem për një klub si Lacio.

Tek skuadra kryeqytetase, Muriqi do të bashkohej me koloninë tjetër shqiptare që përbëhet nga Strakosha, Valon Berisha, Riza Durmishaj.

Komento: