Lajm fantasik, Bundesliga ua hap dyert tifozëve

19:27 | 15 September 2020

Futbolli gjerman ka vendosur të hapë dyert për tifozët, por fillimisht vetëm për gjashtë javët e para.

Bundesliga do të luhet me tifozë dhe ky është një lajm i mirë për futbollin, që pas Francës lejojnë një numër të konsideruar tifozësh në stadiume.

Këshilli Shtetëror i Rajoneve të Gjermanisë miratoi propozimin për të lejuar në 6 javët e para të kampionatit që tifozët të futen në stadiume.

Sipas këtij udhëzimi, klubet kanë të drejtë të mbushin stadiumet e tyre deri në 20 për qind të kapacitetit.

Nëse nuk do të ketë shtim të personave të infektuar me coronavirus, atëherë autoritetet gjermane do të lejojnë ndjekjen e ndeshjeve me një kuotë të tifozëve në stadiume deri në fund të sezonit.

Komento: