
Armando Broja është duke fituar dita ditës besimin e plotë të trajnerit Tuchel.
Edhe pse së fundmi është përfolur për një huazim të mundshëm drejt Serisë A, ekziston mundësi që të kemi ndonjë surprizë dhe 19-vjeçari të mbetet pjesë e kampionëve të Champions-it, duke pritur shansin e madh.
Siç transmeton Panorama, klubi londinez ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur nga trajneri Tuhel për finalen e rëndësishme të Superkupës së Europës ndaj Villarreal, fituesit të Ligës së Europës, që do të luhet në 11 gusht.
Pakkush e priste, por Armando Broja gjendet në të.