
Një lajm i mirë ka ardhur për skuadrën e Arsenalit.
Kieran Tierney e Hector Bellerin janë arsyeja e gëzimit për tifozët e Arsenal.
Dy lojtarët e krahut i kanë munguar skuadrës në këtë fillim edicioni në Premierligë, të dy për arsye lëndimi.
Tierney nuk ka bërë akoma debutimin me Arsenal, pas transferimit nga Celtic, kurse Bellerin ka një kohë të gjatë që është jashtë fushave të blerta.
Raportimet e fundit bëjnë të ditur se dy mbrojtësit e krahut janë kthyer në stërvitjet me grupin dhe janë stërvitur 100%.
Ky është lajm i jashtëzakonshëm për Unai Emery, pasi trajneri tashmë ka nga një opsion më shumë për dy krahët e mbrojtjes.