Lajm fantastik për ata që vuajnë nga hipertensioni

11:57 | 25 March 2019

Sipas disa shkencëtarëve, shumë shpejt hipertensioni do të trajtohet vetëm me një ndërhyrje kirurgjike.

Një ndërhyrje minimale invazive, e cila ka target disa qeliza neurale të përgjegjëse për funksionim të veshkëve, shumë shpejt do të mund të jetë mënyra më e sigurt për të trajtuar njerëzit me tension të lartë të gjakut.

Shkencëtarët kanë publikuar rezultatetet e një eksperimenti të berë për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut me anë të një ndërhyrje, që përdorë vetëm ultrazërin, dhe do të shërbente si trajtim për hipertensionin. Këto gjetje u publikuan nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, në Neë Orleans.

Procedura zgjatë vetëm një orë, përfshinë anestezionin lokal duke e zvogëluar aktivitetin e qelizave nervore, të cilat janë përgjegjese për veshkët dhe mekanizmave tjerë përgjegjës për shtypjen e lartë të gjakut. Pas kësaj ndërhyrje u vërejt se njerëzit nuk kishin nevojë për trajtime me barna 6 muajt e ardhshëm. Këto rezultate nuk janë përfundimtare, mirëpo janë një hap i mirë për zhvillimin e kësaj teknike.

Duke iu referuar disa statistikave nga The Lancet, që nga viti 1975 deri 2015 numri i personave, të cilët jetojnë me shtypje të lartë të gjakut është rritur nga 594 milion ne 1.12 bilion. Shtypja e lartë e gjakut mund të shkaktojë edhe probleme me zemër, shkruan Livescience transmeton Gazeta Express.

Përderisa disa njerëz mund ta kontrollojnë shtypjen e lartë të gjakut vetëm me anë të një diete të përshtatshme ushqimore, aktivitetit fizik dhe ruajtjes së një peshe konstante, disa të tjerë e kanë të nevojshme të përdorin barna kundër hipertensionit.

Në eksperimentin e bërë së fundmi 140 njerëz i janë nënshtruar procedurës se ‘denervimit’ të nervave të lidhur me veshkët, dhe 58% prej tyre kanë pasur shtypje më të ulët pas trajtimit përkatës. “Ne shpresojmë që me studime të tjera, kjo metodë të bëhet një alternativë për të trajtuar personat, të cilët vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut”, tha një nga pjesëmarrësit e këtij studimi.

Komento: