Lajm fantastik për Barcelonën, po përforcon mbrojtjen me super-lojtarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lajm fantastik për Barcelonën, po përforcon mbrojtjen me super-lojtarin

14:24 | 05 Shkurt 2019

Matthijs De Ligt është emri i lojtarit që së shpejti pritet të transferohet në Barcelonë.

Barcelona e kompletoi transferimin e Frenkie De Jong nga Ajaxi në janar, ndërsa tani po e transferon edhe Matthijs De Ligt.

Skuadra katalonase ka kohë që po e kërkon transferimin e mbrojtësit holandez, por që në garë është edhe Manchester City, përcjell lajmi.net.

De Ligt do ta refuzoj ofertën e skuadrës angleze, vetëm që të transferohet te Barcelona në afatin e verës.

Katalonasit do të paguajnë 60 milionë euro për transferimin e mbrojtësit nga Ajaxi.

Komento: