Manchester City i Pep Guardiolës po përforcon edhe më shumë mbrojtjen duke nënshkruar kontratë me super-lajtarin në fazën e mbrojtjes.
‘Citizens’ kanë blinduar francezin Aymerick Laporte, me të cilin sot kanë nënshkruar 2 vite shtesë në kontratë.
24 vjeçari kishte kaluar tek Man City në janarin e kaluar, dhe që atëherë është kthyer në një pikë kryesore të formacionit të Guardiolas.
Kontrata e tij e re përfshinë një rritje në pagë dhe e mban atë në ‘Etihad’ deri në vitin 2025, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
Laporte i kishte kushtuar skuadrës nga Mançesteri plotë 57 milionë funte. Ai duket se ka justifikuar milionat e shpenzuar.