Qeveria e Kosovës ka një lajm të mirë për punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit.
Ministria e Financave ka bërë sot ekzekutimin e pagave për sektorin publik.
Këtë e beri të ditur ministri i Financave, Bedri Hamza, në një konferencë për media.
Kjo është bërë me qëllim që të gjithë këta punëtorë t’i marrin rrogat para festës së Vitit të Ri.
Hamza në këtë konferencë ka prezantuar edhe aktivitetin një vjeçar të kësaj ministrie të vitit që po e lëmë pas.
Ai ka thënë se Kosova ka qëndrueshmëri financiare.