Pas regjistrimit si shoqëri aksionare, është nënshkruar marrëveshja e parë për ndihmë financiare në vlerë prej pesë milionë eurosh për Trepçën.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook, përcjell ORAinfo.
“Sot nënshkruam marrëveshjen e parë për ndihmë financiare për Trepça si shoqëri aksionare. Shuma e ndihmës është afër 5 milionë EUR dhe ka për qëllim ti jep një shtytje Trepçës si tërësi”, ka shkruar LLuka. /ORAinfo/