Lajm fantastik: Personat e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë të bartin maskë

21:54 | 13 Maj 2021

Këtë vendim e ka marr SHBA

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA njoftuan të enjten se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë më nevojë të mbajnë maska ose distancë fizike – qoftë brenda ose jashtë në shumicën e rrethanave.

“Të gjithë kemi dëshiruar për këtë moment kur mund të kthehemi në një farë sensi të normalitetit,” tha drejtoresha e CDC Dr. Rochelle Ëalensky gjatë një konferencë për media.

Një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht dy javë pas dozës së fundit të vaksinës Covid-19.

Kjo i jep sistemit imunitar kohë të mjaftueshme për të zhvilluar antitrupa kundër virusit. Sipas të dhënave të CDC, më shumë se 35 përqind e popullsisë tani janë vaksinuar plotësisht.

Komento: