
Arsenali është duke e vëzhguar dhe synon ta transferojë Mario Gotze e Borussia Dortmund, raporton Bild.
26-vjeçarit do t”i skadojë në fund të sezonit të ardhshëm kontrata, dhe po heziton të pranojë kushtet për një zgjatje më tepër,përcjell ORAinfo.

Dortmundi deri më tani nuk ka qenë i gatshëm të përmbushë kërkesat e pagave të Gotzes, por Gunners janë të lumtur që t’i japin mesfushorit kushtet financiare që ai kërkon./ORAinfo/