Lajm i fantastik për Milanin, ylli i madh rikthehet në fushë

15:52 | 20 Shkurt 2020

Mesfushori ofenziv i Milanit, Hakan Calhanoglu, është shumë afër rikthimit në fushën e blertë.

Duke e parë përparimin që ka bërë në rikuperim, turku pritet të kthehet për të luajtur në ndeshjen që ‘’Kuqezinjtë’’ e zhvillojnë këtë fundjavë kundër Fiorentinas si mysafir.

Shqetësimi që e la jashtë lojtarin për ndeshjen kundër Torinos, në të cilën Milano fitoi me rezultat 1:0, ishte një lëndim muskulor.

Pas lajmit të keq për lëndimin e mbrojtësit, Simon Kjaer, Gazzetta dello Sport është përkujdesur t’ua kthejë buzëqeshjen ish-kampionëve evropian. Sipas kësaj gazete rikthimi i fantazistit kundër ‘Violas’ është i sigurtë, dhe bashkë më të mund të jetë i gatshëm edhe mbrojtësi qendror, Matteo Musacchio.

Gjatë këtij sezoni, Calhanoglu ka arritur të shënojë tri gola dhe një asist në 21 ndeshje të tij në Serie A.

Komento: