LAJM I FUNDIT | Vendim historik në KGJK për ish-gjyqtarët serbë

13:00 | 24 Korrik 2026
lajm-i-fundit-|-vendim-historik-ne-kgjk-per-ish-gjyqtaret-serbe

Prishtinë, 24 korrik 2026 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) po mban sot mbledhjen në të cilën pritet të shqyrtohet kërkesa për lirimin nga detyra të ish-gjyqtarëve serbë, të cilët dhanë dorëheqje nga sistemi i drejtësisë së Kosovës në vitin 2022. Çështja është cilësuar nga disa zyrtarë politikë si një vendim me rëndësi të veçantë për funksionimin e sistemit gjyqësor.

Vendimi do të merret nga 11 anëtarët e KGJK-së:

Rrustem Thaqi
Artan Abazi
Mirjeta Shala
Agron Maxhuni
Valentina Sopjani
Ahmet Imami
Afërdita Bytyqi
Bashkim Hyseni
Besnik Bislimaj
Fahret Vellija
Ivana Milenković

Mbledhja pritet të përcaktojë nëse kërkesa për lirimin nga detyra do të miratohet apo do të refuzohet, duke i dhënë epilog një çështjeje që ka mbetur e hapur që nga dorëheqjet kolektive të vitit 2022./Gazeta10/

Komento: