Lajm i hidhur për Barcelonën, PSG po ia merr yllin nga dora

21:52 | 04 Qershor 2021

PSG i prishë punë Barcelonës, do transferimin e Wijnaldumit.

Skuadra e PSG-së ka vendosur që t’i prishë punë ekipit të Barcelonës.

Sipas “ESPN”, PSG është duke tentuar që të “vjedh” nga duart e katalunasve transferimin e Georginio Wijnaldumit.

Klubi francez është interesuar për mesfushorin holandez dhe po mendon që ta sjell atë në “Parkun e Princave”.

Barcelona besohet se tashmë ka arritur një marrëveshje me mesfushorin. Por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Komento: