Juventusi ka konfirmuar se ka pasur humbje prej 89.7 milionë euro në 2019-20, pas takimit vjetor të aksionarëve.
Skuadra nga Torino, Juventus, kanë njoftuar për humbje deri në 89.7 milionë euro, në sezonin 2019/20.
Ky njoftim është bërë pas takimit të aksionarëve.
‘Zonja e vjetër’ njoftoi për 89.7 milionë euro humbje në aspektin financiar, të përfunduar më 30 qershor 2020.
39.9 milionë mbesin humbje nga viti i kaluar, të cilat pasohen në këtë vit.
Takimi mes aksionarëve nuk është bërë në mënyrë fizike, për të minimizuar rreziqet për infektim.
Kujtojmë se Juventus nuk është skuadra e vetme që po përballet me humbje. Edhe skuadra si Barcelona, Milan e të tjera kanë problemet e njëjta.
Pandemia Covid-19 ka luajtur rol të rëndësishëm në aspektin ekonomik të skuadrave.