Lajm i keq për Arsenalin, po largohet ylli i skuadrës?

13:13 | 27 Qershor 2020

Duket se ylli i Arsenalit po largohet nga skuadra e tij aktuale.

Dani Ceballos ka pranuar se ai mund të kalojë te Real Betis sezonin tjetër.

Mesfushori spanjoll po kalon këtë sezon tek Arsenal, i huazuar nga Real Madrid.

Edhe pse dëshira e tij është që të rikthehet te Real Madrid, lojtari është i vetëdijshëm se për të në Bernabeu, minutat mund të jenë të paktë.

“Betis? Është një opsion”, ka deklaruar Ceballos.

“Unë nuk jam duke mbyllur derën asnjë skuadre. La Liga më duket mirë, por nuk jam gjithashtu i lumtur në Arsenal, dhe duhet t’i respektoj ata”.

Komento: